Portieri spanjoll David De Gea sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni. Madje, mësohet se ekipi anglez tashmë i ka caktuar çmimin De Geas për ta lënë të lirë.
“The Sun” ka raportuar të hënën, se klubi anglez po kërkon hiq më pak se 60 milionë euro për kartonin e spanjollit.
De Gea ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi pas dhjetë vjetësh dhe synon që karrierën ta vazhdoj diku tjetër. Së fundmi, është raportuar se De Gea ka negociuar me Paris Saint-Germainin, ekip që po synon transferimin e tij.
De Gea ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 30-vjeçari këtë sezon ka 29 paraqitje.