1 perditesime
Sport

Laporta në deklaratën e parë pas fitores në zgjedhje flet për Leo Messin

Laporta në deklaratën e parë pas fitores në zgjedhje flet për Leo Messin
FOTO: AP
09:54

Laporta në deklaratën e parë pas fitores në zgjedhje flet për Leo Messin

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka mbajtur fjalimin e tij të parë që nga fitimi i zgjedhjeve dhe nuk mund të rezistonte pa folur për kapitenin Lionel Messi, raporton Mundo Deportivo.

E ardhmja e argjentinasit është një nga temat e mëdha që Laporta do të duhet të zgjidhë, me 33-vjeçarin që i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Messi dje ushtroi të drejtën e votës si anëtar i klubit, derisa Laporta beson fuqishëm që ai ende e do klubin.

"Sot, 20 vjet më parë, Messi bëri debutimin për ekipet e të rinjve të Barçës. Fakti që lojtari më i mirë në botë erdhi për të votuar dje, së bashku me djalin e tij, është prova se Leo Messi e do Barçën. Messi e do Barçën, lojtari më i mirë në botë dëshiron Barçën dhe kjo është shumë domethënëse. Ne do ta inkurajojmë atë që të vazhdojë me Barcelonën, ​​gjë që është ajo që duam të gjithë“.

“Kjo familje e shkëlqyer si Barcelona do të kapërcejë këto vështirësi dhe ne do të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes. Unë do t'u kërkoja të gjithë tifozëve të Barçës që të mos mendojnë se çfarë do të bëjë Barça për ju, mendoni se çfarë mund të bëni ju për Barçën“, ka thënë Laporta, i cili falënderoi të gjithë votuesit e tij.

08:23

Laporta presidenti i ri i Barcelonës

Joan Laporta është përsëri president i Barcelonës.

Laporta mposhti dy kundërkandidatët e tij, Victor Font dhe Toni Freixa, në zgjedhjet e 14-ta të klubit, të cilat u mbajtën të dielën, raporton Marca.

Ish-presidenti kthehet në rolin që kishte mbajtur nga viti 2003 deri në 2010, pasi mori 54.28 për qind të votave, gjithsej 30.184 të anëtarëve të klubit. Mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2026.

Laporta bëhet presidenti i 42-të në historinë e Barcelonës dhe ishte favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje.

Bordi i tij do të marrë detyrën brenda dhjetë ditëve.

Sfida më e madhe për Laportan tani është bindja e Lionel Messit për të qëndruar në klub.