Sport

Agron Kuka edhe një mandat në krye të xhudistëve, Federata e Boksit me kryetar të ri

Agron Kuka edhe një mandat në krye të xhudistëve, Federata e Boksit me kryetar të ri
 

Ashtu siç pritej, Agron Kuka ka fituar besimin për të udhëhequr edhe një mandat me Federatën e Xhudos së Kosovës, bindshëm federatën sportive më të suksesshme në vend sa u takon rezultateve në skenën ndërkombëtare.

Kuvendi i Federatës së Xhudos së Kosovës është mbajtur të shtunën në Pejë, ku u zhvillua edhe kampionati i Kosovës për seniorë. Kuvendet e federatave po mbahen në prag të Asamblesë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, që është më vonë këtë muaj. Disa federata pritet të caktojnë kuvendarë të rinj për Asamblenë e KOK-ut, ndërsa federatat me organe të reja futen në ciklin e ri olimpik.