Liverpooli vazhdon të ketë telashe me rezultate në Premier League. Kampioni i Anglisë po luan në Anfield ndaj Fulhamit dhe pas pjesës së parë është duke pësuar 1:0. Mario Lemina ka kaluar Fulhamin në epërsi në minutën e 45-të.
Ndeshja i takon xhiros së 27-të të Premier Leagues. Te Liverpooli ka startuar Xherdan Shaqiri.