Sport

Duro paralajmëron: Feronikelin nuk mund ta ndalë askush

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 2:1.

Golin e tri pikëve e shënoi Festim Alidema në kohën shtesë.

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka thënë pas ndeshjes se të gjithë e panë atë se çka ndodhi në Drenas.

Duro sërish ka hedhur fajin te gjyqtarët. Ai ka theksuar se Feronikelin nuk do të mund ta ndal askush për të arritur synimet që ka.

“Rregullat janë bërë që të gjithë të bëjnë punën e vet. Si ne që e bëjmë punën tonë dhe të tjerët duhet ta bëjnë punën e tyre. Rregullorja thotë që dora e hapur është penallti dhe nuk kemi çka të flasim më shumë. Gjyqtari thotë se nuk e thash atë penallti pasi më vonë nuk e dhashë një tjetër dhe jemi baras me raste. Më pas loja merr një tjetër rrjedhë. Po punojmë shumë, po krijojmë shumë. Ekipi qëndron mirë në fushë. Është vështirë të gjendemi para këtyre fakteve. Janë fakte. Mendoj se Drirta e kishte përgatitur taktikisht mirë lojën. Lojtarët e Dritës shtriheshin në fushë, dhe gjyqtari jepte faul në favor të tyre. Ne e kemi gjen e parë Fair-Playn, por nuk pash Fair-Play sot. Ne mundohemi që të marrim maksimumin, pasi ekipi jep gjithçka që të shkojë te fitorja. Çdo gjë është e qartë, ne luajmë në diell dhe të gjithë e shikojnë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë pa u ndal nga ashku. Ne do të përballemi me çdo gjë pa u ndalur”, tha Duro.