Atletico Madridi është futur në garë për transferimin e sulmuesit portugez Andre Silva nga Eintracht Frankfurti, raporton “Todofichajes”.
Andre Silva po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi.
Sulmuesi 25-vjeçar ka impresionuar këtë edicion në Bundesligë. Ai ka realizuar 19 gola në 22 ndeshje në elitën gjermane me Frankfurtin.