Sport

Adesanya pëson humbjen e parë në karrierë në MMA

Israel Adesanya ka pësuar humbjen e tij të parë në Artet Marciale të Përziera (MMA). Asdenya pësoi humbje me vendim unanim pas pesë raundeve ndaj polakut Jan Blachowicz, në duelin e vlefshëm për titullin e UFC-së në kategorinë gjysmë të rëndë.

Dueli u zhvillua në orët e hershme të së dielës, ndërsa Blachowiz triumfoi me 49:46, 49:45 dhe 49:45.

Adesanya ishte në një seri prej 20 fitoreve rresht në MMA dhe po synonte të futej në histori duke hyrë në mesin e luftëtarëve që kanë mbajtur titujt e UFC-së në dy kategori të ndryshme. Ai është kampion në UFC në peshën e mesme.

Mirëpo, Blachowicz 38-vjeçar arriti të ngadhënjente, kryesisht fal dy raundeve të fundit mjaft të mira.

“Tash mendoj se meritoj respekt. Jam kampion i vërtetë tash”, ka thënë Blachowicz, pasi mposhti nigerianin Adesanya, të pamposhtur më parë.