Nga disavantazhi prej dy golash në dhjetë minutat e parë, Bayern Muenichu ka arritur të marrë tri pikë të plota në përballjen derbi me Borussia Dortmundin në Bundesligë.
Bavarezët fituan 4:2 me Robert Lewandowskin që i priu përmbysjes, me tre gola të shënuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErling Haaland ia dha epërsinë Dortmundit në minutën e 2-të duke e dyfishuar shtatë minuta më vonë. Megjithatë, Bayerni vendas u rikthye me dy gola të Lewës brenda pjesës së parë.
Në të dytën, në minutat ’88 dhe ’90, Bayerni përmbysi gjithçka me Leon Goretzkan dhe Lewandowskin.
Bayerni mbetet lider në tabelë me 55 pikë pas 24 ndeshjesh, dy pikë më shumë se Leipzigu. Dortmundi është i gjashti me 39 pikë.