Sport

Paqarada kompleton tjetër ndeshje, Muslija barazon e Mavraj mposhtet

Leart Paqarada ka lënë prapa lëndimin dhe ka kompletuar tjetër ndeshje me St. Paulin në Bundesliga 2.

Skuadra e tij barazoi pa gola në udhëtimin te Karlsruher në kuadër të xhiros së 24-të.

Florent Muslija me Hannoverin barazoi po ashtu në udhëtimin te Aue, 1:1. Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua në minutën e 78-të.

Ndërkohë, të shtunën gjatë ditës humbje pësoi Mërgim Mavraj. Edhe Mavraj u kthye nga lëndimi për këtë duel, por pësoi disfatë me Greuther Furthin në shtëpi nga Bochumi, 2:1.