Sport

Hamsiku drejt Gothenburgut

Ish-kapiteni i Napolit, sllovaku Marek Hamsik karrierën do ta vazhdojw në Suedi, te skuadra IFK Gothenburg ka njoftuar të premten e përditshmja suedeze “SportExpressen”.

Bëhet e ditur se palët ka kohë që janë në negociata dhe marrëveshja pritet të bëhet zyrtare brenda pak ditëve. Hamsik pritet të firmos kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi me ekipin elitar të Suedisë. 33-vjeçari te Gothenburgu do të transferohet si lojtar i lirë pasi kohë më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Kina, Dalian Professional, pjesë e të cilit ishte prej vitit 2019.

Hamsik ka luajtur për më shumë se 12 edicione te Napoli dhe me ekipin italian ka regjistruar mbi 500 paraqitje në të gjitha garat.