Real Madridi është futur fuqishëm në garë për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissakan. Madje, mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se Reali tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur ekipin anglez në lirimin e tij.
Mësohet se Reali është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 70 milionë euro për kartonin e anglezit 23-vjeçar që këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Unitedi.
Në fakt, Wan-Bissaka po shihet si përforcim i duhur te Reali për krahun e djathtë të mbrojtjes pas problemeve të vazhdueshme të Dani Carvajalit me lëndimet.
Wan-Bissaka, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, këtë sezon ka dy gola e tri asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.