Sport

Athletic Bilbao mposht Levanten, i luan dy finale gjatë muajit prill

Athletic Bilbao mposht Levanten, i luan dy finale gjatë muajit prill
 

Athletic Bilbao do të ketë rastin të fitojë dy trofe të Kupës së Spanjës gjatë muajit të ardhshëm. Bilbao të enjten mbrëma siguroi kualifikimin në finale të Kupës së Spanjës për edicionin 2020/2021. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale e mposhti në udhëtim Levanten me rezultatin 2:1. Ndeshja u vendos vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Pas kohës së rregullt rezultat ishte 1:1, njëjtë si në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Alex Berenguer shënoi golin vendimtar në gjysmëfinalen e së enjtes. Goditja e tij e minutës së 112-të u devijua nga një mbrojtës i Levantes dhe topi përfundoi në rrjetë. Roger kaloi Levanten në epërsi në minutën e 17-të, ndërsa Raul Garcia barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 30-të nga penalltia. Ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe u fitua nga Bilbao.