Sport

Aliti e Kryeziu mposhten nga Luzerni

FC Zuerichu e ka pësuar disfatën e 10-të të sezonit.

Skuadra ku luajnë disa shqiptarë, të enjten në mbrëmje pësoi humbje në shtëpi nga Luzerni me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit të Zvicrës.

Vizitorët krijuan avantazh prej 2:0 me dy gola brenda gjashtë minutash.

Dejan Sorgiq dhe Louis Schaub shënuan për mysafirët, ndërsa golin e vetëm për Zuerichun vendas e realizoi Antonio Marchesano në minutën e 78-të.

Reprezentuesit e Kosovës, Fidan Aliti dhe Hekuran Kryeziu ishin titullar. Aliti e kompletoi ndeshjen, kurse Kryeziu u zëvendësua në minutën e 60-të.

Te Luzerni mysafir, në gjashtë minutat e fundit luajti mesfushori Lorik Emini.

Zuerichu është në vendin e shtatë me 29 pikë, një më shumë se Luzerni.