Sport

Klopp i vendosur të mbetet gjatë në krye të Liverpoolit

Trajneri Juergen Klopp ka insistuar se është shumë i lumtur te Liverpooli dhe se ka ndërmend ta respektojë deri në fund kontratën e tij me ekipin nga Premier League.

Klopp ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2024 dhe ka insistuar se synimi i tij është që të qëndrojë sa më gjatë në krye të ekipit, ka raportuar “Sky Sports” të enjten.

“Sa i përket kontratës time mund të them se jam i kënaqur. Unë jam përgjegjës për të gjitha rezultatet e Liverpoolit dhe do të jem edhe për shumë vite tjera pasi dua të mbetem në këtë klub sa më gjatë që të jetë e mundur”, është shprehur Klopp, i cili është në krye të Liverpoolit prej vitit 2015.