Sport

Ibanez rinovon kontratën me Romën

Qendërmbrojtësi brazilian Roger Ibanez ka firmosur kontratë afatgjate me skuadrën e Romës.

Ekipi nga Serie A ka njoftuar të enjten se Ibanez ka rinovuar kontratën, e cila do ta mbajë në kryeqytetin italian deri në verën e vitit 2025.

Me rinovimin e kontratës, 22-vjeçari automatikisht ka dyfishuar edhe pagën vjetore por shifrat nuk janë bërë të ditura.

“Jam shumë i nderuar që do të jem pjesë e Romës edhe për katër vite tjera. Kam punuar shumë dhe mendoj se kam merituar këtë shpërblim. Do të jap gjithçka nga vetja për fanellën e këtij ekipi”, ka thënë Ibanez 22-vjeçar.

Ibanez iu bashkua Romës në janar të vitit të shkuar nga skuadra e Atalantas kurse karrierë ka bërë në Brazil te Fluminense. Ai këtë edicion ka shënuar një gol në 26 paraqitje në të gjitha garat.