Sport

Arsenali mund ta angazhojë Lampteyn si zëvendësues për Bellernin

Arsenali mund ta angazhojë Lampteyn si zëvendësues për Bellernin
Foto: AP
 

Arsenali mund ta angazhojë mbrojtësin e Brightonit, Tariq Lamptey, si zëvendësuses për Hector Bellerinin, raporton “Goal.com”.

Bellerin po pritet të largohet nga Arsenali në verë, ndërsa Lamptey po shihet zëvendësues i mundshëm. Lamptey 20-vjeçar i ka zhvilluar 11 ndeshje si titullar në Premier League këtë stinor dhe është produkt i akademisë së Chelseat.