Milani e ka marrë një pikë në duelin shumë e vështirë kundër Udineses.
“Rossonerët” barazuan shifrat krejt në fundin e ndeshjes. Takimi i xhiros së 25-t ndërmjet Milanit e Udineses përfundoi 1:1. Për vizitorët shënoi Rodrigo Becao me kokë në minutën e 68-t. Megjithatë, penalltia e fituar në fundin e ndeshjes u konkretizua në gol nga mesfushori Franck Kessie. Kessie shënoi në minutën e shtatë të kohës shtesë. Milani renditet i dyti në tabelë me 53 pikë, tri më pak se Interi lider që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.