Sport

Tifozët e huaj nuk do të pranohen në Lojërat Olimpike

Një gazetë japoneze ka raportuar të mërkurën se tifozët nga vendet e huaja nuk do të lejohen t’i shohin nga afër Lojërat Olimpike Verore në Tokio këtë verë.

Storja e publikuar në gazetën “Mainichi”, ka thënë se vendimi që i përjashton tifozët e huaj tashmë është marrë, dhe e ka cituar një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti, i cili është i përfshirë në bisedime. Seiko Hashimoto, presidentja e re e komitetit organizativ në Olimpiadën e Tokios, nuk e ka konfirmuar lajmi e të mërkurës. Ajo ka nënvizuar se vendimi përfundimtar do të bëhet më 25 mars. “Nëse situata është e vështirë do t’i shqetësonte japonezët, dhe kjo është situata që ne nuk dëshirojmë të ndodh”, ka thënë Hashimoto të mërkurën. Lojërat e Olimpiadës së 32-t që janë shtyrë për t’u zhvilluar këtë verë, nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht