Sport

Ziyechi mund të largohet nga Chelsea

Ziyechi mund të largohet nga Chelsea
 

Hakim Ziyech i Chelseat është në listën e transferimeve të Atletico Madridit për afatin kalimtar të verës.

Ziyechi erdhi të Chelsea në verën e vitit të kaluar nga Ajaxi për 40 milionë euro, por deri me tani ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë edhe katër asistime. Madje, që nga ardhja e trajnerit, Thomas Tuchel, i cili e zëvendësoi Frank Lampardin e shkarkuar, 27-vjeçari ka qenë titullar vetëm në dy takime.