Sport

Todibo dëshiron të mbetet te Nice

Todibo dëshiron të mbetet te Nice
 

Qendërmbrojtësi francez Jean-Clair Todibo nuk dëshiron të kthehet te skuadra e Barcelonës pas përfundimit të këtij edicioni. Ai është i vendosur te mbetet te Nice, ekip te i cili u huazua në janar deri në fund të sezonit. Todibo ka deklaruar për mediumet franceze se dëshira e tij është të mbetet te Nice edhe për sezonin e ardhshëm dhe shpreson që ekipi nga Ligue 1, ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 8.5 milionë euro.

“Nuk e di se si do të rrjedhin gjërat pas përfundimit të këtij sezoni por ambicia ime është të mbetem te Nice pasi jam i kënaqur këtu dhe po ndihem shumë mirë”, është shprehur Todibo 21-vjeçar, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023. Todibo deri më tani ka pesë paraqitje për Nicen në kampionatin francez.