Sport

Fitorja e pestë rresht për Paqaradën

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada ka startuar te St. Pauli që fitoi 1:0 ndaj Hamburgut, të hënën mbrëma.

Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Për St. Paulin ishte fitorja e pestë rresht në kategorinë e dytë gjermane. Në të gjitha këto ndeshje ka luajtur 26-vjeçari Paqarada.

Ai është stabilizuar në përbërjen bazë të St. Paulit. Të hënën luajti deri në minutën e 78-të. Para se të zëvendësohej pësoi një lëndim.

St. Pauli është i 11-ti me 31 pikë.