Sport

Unitedi dhe Atl.Madrid në garë për Andrea Silvan

Manchester United dhe Atletico Madrid janë në garë për transferimin e sulmuesit të Eintracht Franfurtit, Andrea Silva.

Vet futbollisti portugez ka thënë se ka dëgjuar se ka disa skuadra të njohura që po interesohen. Por, ai ka thënë se është i fokusuar te klubi i tij për këtë edicion.

25-vjeçari në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar pesë herë. Me skuadrën që garon në Bundesligën e Gjermanisë, ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Te Eintracht Frankfurti u transferua në shtator të vitit të kaluar nga Milani.