Sport

City interesohet për Gosensin

Manchester City ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, gjermanin Robin Gosens ka raportuar të hënën sajti italian “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se te City janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për transferimin e Gosensit në fund të këtij edicioni. Gosens te City po shihet si zëvendësim ideal për ukrainasin Oleksandr Zinchenkon, i cili do të largohet nga ekipi anglez në verë.

Gosens është njëri prej lojtarëve më të dalluar këtë edicion te Atalanta dhe më të mirëve në pozitën e tij në Serie A. 26-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat deri më tani. Gosens ka kontratë me Atalantan deri vitin tjetër kurse gjithashtu ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë.