Manchester Unitedi është i gatshëm ta shesë futbollistin, Jesse Lingard.
“Eurosport” shkruan se klubi anglez po kërkon 20 milionë euro për mesfushorin ofensivë.
Lingardi është i huazuar te West Hami deri në fund të sezonit, por ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022.
Ai u largua nga Unitedi për shkak se nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në skuadrën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Në pesë ndeshje me West Hamin, Lingardi ka shënuar tre gola në Premier League.