Sport

Kloppi beson se Salah do të mbetet te Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se Mohamed Salah do të vazhdojë të mbetet pjesë e Liverpoolit.

Ylli egjiptian është përfolur se mund të largohet nga Liverpooli, pasi nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës.

Salah ka kontratë me Liverpoolin, deri në vitin 2023.

“Salah është një lojtarë i shkëlqyer dhe këtë e ka dëshmuar. Sigurisht që do të doja që ai të mbetet për një kohë të gjatë pjesë e skuadrës”, deklaroi Klopp.

Salah këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 24 gola dhe ka bërë katër asistime.

Për egjiptianin interesim ka shprehur Barcelona dhe Real Madridi.