Sport

Zidane beson se mund ta fitojnë titullin e kampionit

Descriptive Text

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se skuadra e tij mund ta mbrojë titullin kampion.

“Madrilenët” nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë në La Liga, dhe janë në pozitën e tretë me 52 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri francez beson se ka ende lojë për t’u vendosur titulli kampion. Aktualisht lider në elitën e futbollist spanjoll është Atletico Madridi me 58 pikë.

“La Liga është e hapur për të gjithë dhe kushdo që është afër me pikë do të ketë mundësi për të fituar titullin kampion. Shpresoj se ne do t’i bëjmë gjërat tona në mënyrën më të mirë dhe në fund të shohim mundësin. Ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit”, deklaroi Zidane.

Real Madridi ndeshjen e radhës në La Liga e luan ndaj Real Sociedadit në shtëpi.