Sport

Edhe një hap i Atleticos drejt titullit, e mposht Villarrealin

Atletico Madridi ka bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit në La Liga.

Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll, Atletico fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Villarrealit.

Atletico i ka luajtur 24 ndeshje dhe udhëheq me 58 pikë. Barcelona është e dyta me 53 pikë nga 25 ndeshje, kurse Real Madridi është i treti me 52 pikë nga 24 ndeshje. Reali të hënën mbrëma luan me Sociedadin.

Alfonso Pedraza shënoi autogol për epërsinë fillestare të Atleticos, në minutën e 27-të. Për 2:0 shënoi Joao Felix në minutën e 69-të.

Villarreali është i shtati me 37 pikë.