Sport

Ka një jetë në pingpong, por Nehat Çitaku tani do ta udhëheqë Federatën e Autosporteve

Mbiemri Çitaku është ngushtë i lidhur me pingpongun kosovar. Nehat Çitaku vazhdon të mbetet emër i njohur i pingpongut kosovar. Ai ishte pjesë e proceseve të rëndësishme për këtë sport. Për kohë të gjatë e ka udhëhequr Federatën e Pingpongut të Kosovës.

Por tash e tutje Nehat Çitaku do ta drejtojë një tjetër federatë sportive në vend. Pingpongisti i njohur të shtunën është zgjedhur kryetar i Federatës së Autosporteve të Kosovës. Çitaku ishte kandidati i vetëm për kryetar në FASK-së. Ish-kryetari i Federatës së Pingpongut ka kaluar në FASK me idenë e Ismet Rexhepit, kryetarit të deritashëm të Federatës së Autosporteve.