Sport

Rrahmani titullar në fitoren e Napolit

Napoli ka shënuar fitore të dielën ndaj Beneventos me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.

Në këtë fitore nga minuta e parë u paraqit edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Pjesa e parë e ndeshjes u takoi vendasve të cilët realizuan edhe një gol. Në minutën e 34-të, Dries Mertens, kaloi në avantazh ekipin e tij prej 1:0.

Edhe në pjesën e dytë dominuan vendasit. Në minutën e 66-të Matteo Politano ngriti epërsinë në 2:0.

Vendasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë në minutën e 81-të pasi Kalidou Koulibaly u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh dhe të kuqin.

Me këtë fitore Napoli është në pozitën e gjashtë me 43 pikë, ndërsa Benevento në pozitën e 16-të me 25 pikë.