Bekim Balaj është aktivizuar në minutën e 55-të ndërsa Dardan Shabanhaxhaj në minutën e 69-të te Sturm Grazi që të dielën fitoi derbin e Bundesligës së Austrisë.
Sturmi fitoi 2:1 ndaj Salzburgut në kuadër të javës së 19-të të kampionatit austriak. Sturmi është i katërti me 34 pikë, ndërsa Salzburgu udhëheq me 43 pikë.
Te Salzburgu tërë ndeshjen luajti Mërgim Berisha, derisa në pjesën e parë edhe mbrojtësi i qendrës, Albert Vallçi, që u ndëshkua me karton të verdhë.
Balaj luan për Shqipërinë, ndërsa 19-vjeçari Shabanhaxhaj ka disa paraqitje me U16 të Kosovës. Këtë edicion i ka nëntë paraqitje në kampionatin e Austrisë, të gjitha si zëvendësues.