Sport

Shkëmbi e vlerëson të dobët paraqitjen e Ballkanit

Shkëmbi e vlerëson të dobët paraqitjen e Ballkanit
Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0.

Sipas Shkëmbit, te Ballkani pati shumë tension gjatë gjithë lojës. “Ishte një paraqitje e dobët, kishim shumë tension gjatë gjithë lojës. Na ka munguar qetësia për të treguar atë që e ushtrojmë në stërvitje. Llapi e meritoi fitoren”, ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes. “Pa hequr meritat e kundërshtarit, mund të them se na mungoi qetësia dhe qartësia në lojë. Ndoshta disa lojtarë ende nuk e kanë kuptuar se pa luftuar nuk mund të bëhesh kampion. Është edhe përgjegjësi e imja kjo ndeshje. Por unë kam besim në këtë skuadër”, ka theksuar Shkëmbi.