Sport

Xhaka me Arsenalin shënojnë fitore të rëndësishme ndaj Leicesterit

Granit Xhaka ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen për Arsenalin në fitoren e arritur sot në udhëtim ndaj Leicester Cityt. Arsenali triumfoi 3:1.

Youri Tielemans (6’) shënoi golin e epërsisë për Leicesterin, ndërsa për Arsenalin më pas shënuan David Luiz (39’), Alexandre Lacazette (45+’2 penallti) dhe Nicolas Pepe (52’).

Arsenali pas 26 ndeshjeve zë vendin e nëntë me 37 pikë, ndërsa Leicesteri është i treti me 49 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Premier League sot, Crystal Palace barazoi 0:0 me Fulhamin.