Atalanta ka shënuar fitore sot 2:0 në udhëtim ndaj Sampdorias në xhiron e 24-të të Series A të Italisë, duke u ngjitur në pozitën e katërt në renditje.
Ruslan Malinovsky (40’) dhe Robin Gosens (70’) kanë realizuar golat për Atalantan. Te Atalanta mungoi Berat Gjimshiti.
Atalanta pas 24 xhirove është në vend të katërt me 46 pikë, dy më tepër se Roma që zë vendin e pestë. Mirëpo, Roma mund të ngjitet në vend të katërt në rast se e mposht sonte Milanin në derbi. Ndeshja mes Romës dhe Milanit luhet me fillim nga ora 20:45.