Sport

Juventusi interesohet për Depayn

Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay, është vënë në shënjestrën e Juventusit, sipas Tuttosport.

Kampionët italianë po shikojnë gjithashtu edhe sulmuesin Arkadiusz Milik, i cili aktualisht është pjesë e Marseilles, si i huazuar nga Napoli.

Depay, i cili ishte i lidhur me Barcelonën verën e kaluar, ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat për Lyonin këtë sezon.