Sport

Alvarez shkatërron turkun Yildirim, në maj do të ndeshet me Saundersin

Alvarez shkatërron turkun Yildirim, në maj do të ndeshet me Saundersin
 

Superylli i boksit, meksikani Saul “Canelo” Alvarez ka mposhtur pa ndonjë telashe turkun Avni Yildirim, të shtunën mbrëma në Florida, në përballjen për titujt e botës në versionet WBC dhe WBA në kategorinë super të mesme.

Yildirim ka dorëzuar meçin para fillimit të raundit të katërt, pasi u rrëzua dy herë nga Alvarezi në raundin e tretë. Alvarezi pas meçit ka zyrtarizuar përballjen me yllin britanik Billy Joe Saunders për unifikim e titujve në peshën super të mesme.