Sport

Koeman: Griezmann në bankën rezervë ishte zgjedhje taktike

Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman, ka shpjeguar pse Antoine Griezmann qëndroi në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes së Barcelonës kundër Sevillas dje.

Barça u ngjit në vendin e dytë në renditjen e La Ligës pasi fitoi 2-0 në udhëtim te Sevilla, me Ousmane Dembele dhe Lionel Messi që realizuan nga një gol.

Griezmann nuk luajti asnjë minutë këtë ndeshje ndërsa Koeman vendosi të mbante francezin në bankën rezervë, gjë që ai pretendon se ishte një vendim thjesht taktik.

"Nuk ka asnjë mesazh për Griezmann. Ne vendosëm të ndryshojmë sistemin për të pasur më shumë thellësi në ekip dhe kjo është arsyeja pse ne e vumë Dembele përpara. Me zëvendësimin e tij, ne kishim nevojë për dikë më të shpejtë se Antoine dhe kjo është arsyeja pse ai nuk luajti asnjë minutë", tha Koeman.