Milani po tenton ta bindë mesfushorin Hakan Calhanoglu për ta vazhduar kontratën.
Mesfushori turk është në vitin e fundit të kontratës, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se lojtari po kërkon pagë rreth shtatë milionë euro për të mbetur në “San Siro”.
Këtë sezon në të gjitha garat Calhanoglu ka shënuar gjashtë gola ka bërë 11 asistime.