Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Florian Kohfeldt flet fjalë të mëdha për Rashicën

Milot Rashica ka shkëlqyer të premten në mbrëmje në Bundesligë.

Sulmuesi kosovar ishte një prej më meritorëve që Werder Bremeni shënoi fitore ndaj Eintracht Frankfurtit, ekipit në formë sivjet në Bundesligën gjermane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica ishte asistues në golin e barazimit 1:1 në minutën e 47, të cilin e shënoi Gebre Selassie. Rashica luajti deri në minutën e 86.

Pasi e lavdëroi paraqitjen e sulmuesit Josh Sargent që e realizoi golin e dytë në ndeshje dhe i dha fitoren Werderit, trajneri Kohfeldt foli për sulmuesin kosovar.

“Në fakt dua të flas për një lojtar tjetër. Ai që ka qenë i jashtëzakonshëm ishte Milot Rashica. E heq kapelën, Milot! Ka qenë me të vërtetë ndeshje e mirë”, tha Kohfeldt pas ndeshjes.