Sport

Një brez i ri i vajzave po thyejnë barrierat sportive në Indi

Një brez i ri i vajzave po thyejnë barrierat sportive në Indi
 

New Delhi, 26 shkurt (BBC) - Në një mëngjes të ftohtë dimri në qytetin verior të Indisë, Lucknow, një grup vajzash të reja po ngrohen në dyshekë mundjeje ndërsa në sfond dëgjohet muzikë. Në mesin e tyre ishte një fytyrë e famshme - 26-vjeçarja Vinesh Phogat. Ajo buzëqesh dhe shikon vajzat derisa po i bënin ushtrimet me fokus të veçantë. Palestra është e mbushur plot dhe përtej muzikës nuk dëgjohet asnjë fjalë.

Është një skenë serioze përqendrimi, por nuk mund të ketë dyshime - diçka shumë e rëndësishme po ndodh. Një fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 2019, Phogat, ishte femra e parë indiane që fitoi të artën si në Lojërat e Komonueltit ashtu edhe në ato të Azisë. Për shumë nga vajzat e reja që stërviteshin në palestër, historia e Phogatit është një frymëzim. E kaluara e saj e bën rrëfimin edhe më të mrekullueshëm.