Sport

Marleku shënon për një pikë të madhe të Kriensit

Mark Marleku realizoi gol nga afërsia për t’i siguruar një pikë me shumë peshë Kriensit. Kriensi të premten mbrëma barazoi 1:1 në shtëpi me Neuchatel Xamax, në kuadër të xhiros së 22-të të kategorisë së dytë zvicerane.

Marleku barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 82-të.

Kriensi po lufton për mbetje në kategori dhe pika e fituar të enjten është me rëndësi. Kjo skuadër renditet e teta me 22 pikë, tri më shumë se Xamaxi që është i parafundit. Chiasso është e fundit me 17 pikë.

Liridon Mulaj, Liridon Berisha, Burim Kukeli e Izer Aliu startuan te Kriensi.U aktivizuan edhe Mark Marleku e Mirlind Kryeziu.

Endri Morina u aktivizua te Xamaxi.

Kategoria e dytë zvicerane është e mbushur me futbollistë shqiptarë.

Marleku 20-vjeçar, është i huazuar te Kriensi nga Luzerni. Ka dy gola në katër paraqitje.