Sport

Në Mitrovicë, derbi i skuadrave që po kalojnë formë të lartë

Në Mitrovicë, derbi i skuadrave që po kalojnë formë të lartë
 

Prishtinë, 26 shkurt – Formën dhe rezultatet e mira të këtij viti Prishtina do të mundohet t’i vazhdojë edhe kundër Trepçës ’89, ekip që gjithashtu në pranverë nuk di për humbje.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave, që luhet të shtunën prej orës 13:00, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, do të hapë xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në fakt dueli Trepça ’89 – Prishtina llogaritet derbi i kësaj xhiroje, duke pasur parasysh formën dhe rezultatet që kanë treguar skuadrat në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.