2 perditesime
22:28

Rashica asiston në fitoren e Werderit

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica ka kontribuar me asistim në fitoren 2:1 të Werder Bremenit ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndeshja hapëse e xhiros së 23-të të Bundesligës u zhvillua të premten mbrëma.

Werderi fitoi me përmbysje të rezultatit. Andre Silva kaloi në epërsi Frankfurtin në minutën e nëntë. Gebre Selassie barazi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa Joshua Sargent shënoi golin e fitores në minutën e 62-të.

Rashica luajti deri në minutën e 86-të, kurse asistoi në golin e barazimit.

Frankfurti është i katërti me 42 pikë, ndërsa Bremeni i 12-ti me 26 pikë. E ka një ndeshje më pak të luajtur.

21:40

Rashica asiston për golin e barazimit

Milot Rashica ka asistuar për të barazuar rezultatin në ndeshjen Werder Bremen – Eintracht Frankfurt (1:1).

Në minutën e 48-të, Rashica dha pasim të saktë për Theodor Gebre Selassie që dërgoi topin në rrjetë.

Fillimisht u sinjalizua për pozitë jashtë loje, por pas asistimit të sistemit VAR, goli u pranua.

 

 

21:22

Rashica godet traversën në ndeshjen ndaj Frankfurtit

Milot Rashica është shfaqur i rrezikshëm në dy situata në ndeshjen në mes të Werder Bremenit dhe Eintracht Frankfurtit.

Werderi i Rashicës po pëson 1:0 pas pjesës së parë. Golin e epërsisë për Frankfurtin e ka shënuar Andre Silva në minutën e nëntë.

Rashica më pas provoi nga një goditje dënimi, por portieri ishte në vend. Reprezentuesi i Kosovës pati rast tjetër. Pas një gabimi të Frankfurtit, Rashica u lirua mjeshtërisht nga dy mbrojtës dhe gjuajti bukur. Por topi qëlloi traversën.

Është kjo ndeshja e parë e xhiros së 23-të të Bundesligës.