Sport

Avdijaj luajti në pjesën e dytë në fitoren e AEL Limassolit

Donis Avdijaj është inkuadruar në pjesën e dytë në fitoren që skuadra e tij e arriti të premten në mbrëmje.

AEL Limassoli e mposhti skuadrën AEK Larnaca me rezultatin 3:0, në elitën e futbollit të Qipros. Ishte ndeshje e xhiros së 27-të.

Sulmuesi kosovar Avdijaj luajti në ndeshjen e pestë me ekipin e ri, prejse u largua nga FC Emmeni në fund të janarit të këtij viti, por ende nuk ka shënuar gol.

AEL Limassoli prinë në renditje me 58 pikë pas 27 ndeshjeve, dy më shumë se Omonia që është në vendin e dytë e me një ndeshje më pak të zhvilluar.