Sport

Januzaj luajti 65 minuta ndaj Unitedit, Sociedadi u eliminua

Januzaj luajti 65 minuta ndaj Unitedit, Sociedadi u eliminua
 

Adnan Januzaj luajti për 65 minuta në Ligën e Evropës të enjten mbrëma. Skuadra e tij Real Sociedad u eliminua nga gara e dytë më e rëndësishme evropiane, pasi barazoi pa gola në udhëtim te skuadra e Manchester Unitedit.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Torino të Italisë, u mbyll me fitoren e “djajve të kuq” me rezultatin e thellë, 4:0.