Milani e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës përballë Crvena Zvezdës.
“Rossonerët” në “San Siro” morën një barazim 1:1, por që ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar tutje.
Ndeshja e parë në Serbi u mbyll me rezultatin e barabartë, 2:2.
Të enjten në mbrëmje, golin për skuadrën e Milanit e realizoi Franck Kessie në minutën e nëntë të përballjes, nga pika e bardhë.
Për serbët shënoi El Fardou Ben në minutën e 24-tërt.
Vizitorët në 20-të minutat e fundit luajtën me një futbollist më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua mbrojtësi Marko Gobejliq.