Sport

Hitz i lumtur që vazhdoi kontratën me Dortmundin

Portieri Marwin Hitz e ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2023, ka njoftuar të enjten klubi gjerman i Bundesligës.

Hitz është i lumtur që vazhdoi kontratën me skuadrën gjermane.

“Unë dhe familja ime ndihemi si në shtëpi në Dortmund. Ne ende kemi qëllime të mëdha sportive këtë sezon që duam t’i arrijmë së bashku. Faleminderit për besimin dhe mezi pres të shoh tifozët tanë përsëri në stadium sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë portieri 33-vjeçar nga Zvicra.

Ai iu bashkua Dortmundit në vitin 2018 nga Augsburgu, ndërsa në Gjermani ka luajtur edhe për Wolfsburgun.

Hitz u zhvillua si portier te St. Galleni. Këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 13 ndeshje për Dortmundin.