Sport

Devolli i kënaqur me fitoren

Devolli i kënaqur me fitoren
 

Triumfi ndaj Feronikelit i ka dhënë fund serisë së Drenicës prej tetë ndeshjeve pa fitore. Drenica të enjten triumfoi në udhëtim ndaj Niklit me rezultatin 3:1 për t’u ngritur në kuotën e 23 pikëve, sa i ka edhe Llapi në pozitën e tetë.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren kundër Feronikelit, e cila ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për ekipin e tij që po lufton për t’u larguar nga pozita e parafundit në tabelë.