Sport

Vazhdon kriza e lëndimeve te Juventusi

Vazhdon kriza e lëndimeve te Juventusi
 

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata nuk është stërvitur me ekipin dhe pritet të mungojë në ndeshjen që “Zonja e Vjetër” e luan të shtunën mbrëma kundër Veronas. Me mungesën e Moratas, te Juventusi vazhdon kriza me lëndimet e futbollistëve, gjë që nuk po i pëlqen aspak trajnerit Andrea Pirlo.

Gjithashtu, për këtë ndeshje, Juventusi do të jetë edhe pa Juan Cuadradon, Paulo Dybalan, Leonardo Bonuccin e Giorgio Chiellinin që do të qëndrojnë të paktën edhe për një javë jashtë fushës. “Kriza e lëndimeve po vazhdon te Juventusi pasi edhe Alvaro Morata do ti mungoj ekipit në duelin kundër Veronas”, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”.