Sport

City vihet pas Reynas

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për mesfushorin amerikan Giovanni Reyna.

Sipas mediave në Angli, City ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për ta bindur Borussia Dormtundin në lirimin e Reynas në fund të këtij edicioni.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po e sheh Reynan si përforcim ideal për mesfushën pas largimit të Fernandinhos në verë kur edhe i skadon kontrata me ekipin anglez.

Reyna 18-vjeçar po shkëlqen këtë sezon te Dortmundi, ku ka shënuar katër gola dhe asistuar gjashtë herë në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Mesfushori amerikan ka kontratë me skuadrën nga Bundesliga deri në verën e vitit 2025.