Sport

Costa do të kthehet te Juventusi

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, braziliani Douglas Costa ka bërë të ditur se në fund të këtij sezoni do të kthehet te Juventusi, ekip për të cilin beson se do të luaj në edicionin e ardhshëm. Costa para fillimit të këtij edicioni u huazua te Bayerni dhe ka bërë të ditur se e dëshiron kthimin në Itali përkundër që bavarezët kanë opsionin e blerjes së tij.

“Dua të kthehem sërish në Itali pasi aty ndihem më mirë. Natyrisht, do të kthehem te Juventusi pasi synoj të luaj me ekipin që kam kontratë”, ka thënë Costa, i cili këtë edicion ka pasur telashe më lëndimet. Costa ka kontratë me Juventusin deri në vitin tjetër kurse te Bayerni këtë sezon ka një gol e tre asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat.